E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota shënon Ditën Botërore kundër SIDA-s

Më 1 dhjetor shënohet Dita Botërore kundër SIDA-s. Një sëmundje kundër së cilës janë duke u arritur rezultate, edhe pse mbetet shumë për t’u bërë. Sipas shifrave të komunikuara nga Oms, në 2011 janë infektuar 2.5 milionë njerëz, 700 mijë më pak krahasuar me 10 vjet më parë, ndërsa të vdekurit kanë qenë 1.7 milionë, 600 mijë më pak krahasuar me vitin 2005.

Agjencia për AIDS e Kombeve të Bashkuara (UNAIDS) thotë se përmirësimet e shpejta në trajtimin mjekësor dhe masat parandaluese e kanë ulur numrin e infeksioneve me HIV nga më shumë se 50 për qind në 25 vende të botës, duke përfshirë edhe Afrikën Nën-Sahariane, ku sëmundja është dëshmuar të jetë më shkatërruese.

Përafërsisht 34 milionë njerëz, aktualisht, jetojnë me HIV rreth e rrotull globit.

Në një raport që koincidon me shënimin e Ditës Botërore kundër AIDS-it, UNAIDS thotë se tani është realiste të mendohet në “shkuarjen drejt zeros”- zero infeksione të reja dhe vdekje të lidhura me AIDS-in.

Ky optimizëm, megjithatë, nuk shtrihet në hapësirën e ish-Bashkimit Sovjetik. Së bashku me Lindjen e Mesme, kjo hapësirë mbetet e fundit në tokë, ku kriza e AIDS-it po përkeqësohet dhe nuk po përmirësohet.

Që 10 vjet, shtetet post-sovjetike kanë parë të rritet në vazhdimësi shkalla e infeksioneve me HIV, nga 130 mijë në vitin 2001, në 140 mijë në vitin 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›