E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë po ndodh me Putinin?

Misteri mbi shëndetin e presidentit të Rusisë, Vladimir Vladimirovich Putin, sa vjen e shtohet, pavarësisht përpjekjeve të zyrës së shtypit të Kremlinit për ta fashitur atë.

Situata e tij të kujton atë të fillimit të viteve 80-ta, kur ishte vënë në dyshim gjendja e Leonid Brezhnev, i cili u mbajt në jetë nga mjekët deri në vitin 1982, kur vdiq në moshën 76-vjeçare.

Më pas dolën simptomat mbi gjendjen shëndetësore të Yurij Andropov, i cili mori vendin e Brezhnevit, por vdiq në moshën 68-vjeçare, më pak se dy vjet më pas.

Pas tij ishte radha e Konstantin Chemenko, presidenca e të cilit zgjati 13 muaj, deri në vdekjen e tij në vitin 1985, kur ishte 73 vjeç.

Për Putin, që sapo ka mbushur 60, bëhet fjalë për një incident që i ka shkaktuar dhimbje të forta në kurriz dhe ndoshta një dëmtim në shtyllën kurrizore.

Pavarësisht përgënjeshtrimit nga zëdhënësi i tij, zërat kanë filluar të qarkullojnë sërish nga Japonia, pasi kryeministri Yoshihiko Noda ka deklaruar se ka anuluar një vizitë në Moskë në ditët e para të dhjetorit, për shkak të mungesës së gatishmërisë nga ana e Putinit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›