E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri masaker femijesh ne Aleppo

Vazhdon ende të jetë një situatë kaosi ajo në Siri ku viktimat më të fundit kanë qenë dhjetëra fëmijë që kanë gjetur vdekjen si pasojë e një sulmi me raketa. Ndërkohë rebelët që luftojnë kundër Asad, kanë thënë se rruga kryesore në kryeqytet është bllokuar dhe linjat telefonike janë jashtë funksionit. Zhvillimet e 24 orëve të fundit tregojnë se situata është drejt përkeqësimit. Sipas Nju Jork Tajms presidenti amerikan Obama po mendon për një veprim të vendosur për të rrëzuar regjimin e Asad. Por dhe i dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arab, Lakdar Brahimi është shprehur se palët janë të gatshme për një zgjidhje të brendshme të krizës. Të paktën 71 persona mes të cilëve 17 fëmijë dhe adoleshentë janë vrarë një ditë më parë, si pasojë e një bombardimi ajror në Alepo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›