Egjipt Mursi premton tranzicion te shkurter
Do të mbarojë shumë shpejt. Presidenti egjiptian, Mohamed Mursi, është përpjekur të qetësojë opozitën që prej një jave po proteston në shesh. Protestat janë kundër asamblesë kushtetuese e cila sapo ka votuar pro një karte të re thelbësore. Protesta janë gjithashtu kundër dekretit me të cilin presidenti ka blinduar veten dhe procesin kushtetues.
“Dekreti kushtetues ka hapur një fazë që do të mbyllet menjëherë pasi populli të shprehet për kushtetutën që asambleja do të votojë,” ka dekalruar Mursi në televizionin shtetëror.
Asambleja kushtetuese ka aprovuar kartën e re në orët e para të mëngejsit duke kompletuar në këtë mënyrë punën para se Gjykata e Lartë të mund të shprehej për shkrirjen e vetë asamblesë, e hedhur në gjyq nga opozita. Kushtetuta e re duhet të firmoset nga presidenti dhe ti nënshtrohet referednumit, brenda 15 ditësh.
Kjo ndodh në të njëjtën ditë kur do të mbahet dhe një manifestim i madh i opozitës që ka bërë thirrje për një të premte protestash, duke shpresuar se do të mbledhë në shesh më shumë se 1 miluion persona. Opozita është e bindur se Asambleja kushtetuese komandohet nga forcat islamike, dhe se karta që sapo është aprovuar është vërtetimi.