Bota uron Obamën
Start- Kryetari i radhës së presidencës së Bashkimit Evropian, presidenti francez Nikolas Sarkozi ka uruar presidentin e ri të SHBA-ve , demokratin Barak Obama. Ai i ka dërguar shefit të ri të Shtëpisë së Bardhë një letër ku në emër të tij dhe të gjithë popullit francez, uron atij suksese në misionin e ri. “Fushata e jashtëzakonshme e Obamas, u finalizua me një fitore të madhe. Populli amerikan, dukej ju besuar juve, i hapi rrugën ndryshimit dhe pozitives”, ka theksuar Sarkozy në letrën e tij dërguar Obamës.
Ndërkohë, liderë të tjerë botërorë kanë uruar zotin Obama për fitoren e madhe. Presidenti afgan Hamid Karzaï përshëndeti Obamën, duke u shprehur se fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane do ta fusë botën në një "epokë të re". Ka qenë gjithashtu edhe Presidenti kinez, Hu Jintao përshëndeti Barack Obamën për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane, duke u shprehur se dëshiron t'i zhvillojë në një nivel të ri marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Për lëvizjen islamike palestineze Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës, Obama duhet të nxjerrë mësime nga gabimet e administratave paraardhëse e veçanërisht nga ato të (George W.) Bush", kundrejt botës arabo-myslimane.