Akuzat, reagon Mediu
Tiranë (start)-Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, iu është përgjigjur sot me anë të një deklarate, akuzave të hedhura në media, për tragjedinë e Gërdecit. Në një deklaratë për shtyp, ish-ministri Mediu deklaron se ka patur korrespondencë zyrtare dhe konform ligjit me Aldo Bumçi, në kohën kur ai kryente detyrën e ministrit të Drejtësisë dhe Enkelejd Alibeaj, ish-drejtor i Departamenti të Antikorrupsionit të Këshillin e Ministrave.
"Në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, z.Mediu ka pasur korrespondencë zyrtare me z Bumçi si ministër Drejtësie, në përmbushje të detyrave të tyre funksionale. Z. Bumçi ka dhënë vlerësimin zyrtar për Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 138, e paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes, bazuar në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, material i cili i është bashkëlidhur dosjes dërguar në Kryeministri”-thuhet ndër të tjerash në deklaratën e Partisë Republikane.
Po sipas Zyrës së Shtypit të Kryetarit republikan, vlerësohet se ''shkëmbimi i opinioneve të z Alibeaj me këshilltarin juridik të Ministrit të Mbrojtjes është zhvilluar si një akt normal konsulence juridike për të realizuar një proces të plotë ligjor, transparent për një vendim të Këshillit të Ministrave për trajtimin e të gjithë tematikës së municionit dhe mjeteve të tepërta në Forcat e Armatosura".
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është nën hetimin e Prokurorisë, i dyshuar si i përfshirë në krijimin dhe shitjen e armëve, grumbullimi i të cilave bëhet në fshatin Gërdec, atje ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm i disa muajve më parë.