Bogdani: Veliaj antishqiptar
Tiranë (start)-Zëdhënësi i Partisë Demokratike Gert Bogdani, duke folur rreth debatit për mocion natën e shkuar në Kuvend, tha se Rama nxori sot nënkryetarin e Partisë Socialiste, Erion Veliaj, për të zhurmuar disfatën e thellë dhe totale në të cilën ai vetë, me imagjinatën e tij të sëmurë, e zhyti Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste me mocionin e mbrëmshëm.
“Pasi deputetet e tij mbrëmë, dështuan me analizën e tyre tragji-komike te marrëdhënieve Shqipëri – Jugosllavi te viteve ’50, z. Rama nxori sot debatikasin e tij për të bërë tualetin e disfatës se thelle që atë pësuan mbrëmë”-tha Bogdani për mediat.
Bogdani tha se të përpiqesh t’i maskosh me zhurmën e Erionit, është thjeshtë naivitet, pasi z. Veliaj e ka shprehur publikisht anti-shqiptarizmin e tij kur shkruante vetëm një jave pas vizitës së presidentit Bush në Shqipëri, artikullin me titull “Uashingtoni nuk duhet të gënjehet nga pritja shqiptare e Bush”.