"Jemi të fortë, duam të fitojmë"
Furia e kuqe” vjen në Afrikë me rekordin e vetëm një humbjeje në 47 ndeshjet e fundit (12 fitore rresht). Për Iker Kasiljasin, kjo është e para Kupë Bote si kapiten. Mbi të gjitha, kapiten i një kombëtareje që nga të gjithë vlerësohet si superfavorite për të triumfuar në mbrëmjen e 11 korrikut.
“Duhet të tregohemi të matur, të qetë dhe të kemi respekt për të gjithë kundërshtarët, duke filluar që nga Zvicra. Përvoja e Kupës së Konfederatave na mësoi se mund të mposhtemi edhe nga një ekip më i dobët”, pohoi kapiteni spanjoll, duke vijuar më tej:
“Kjo është Spanja më e mirë e dhjetë viteve të fundit, pasi ka në përbërje lojtarë tepër të talentuar. Më tepër se një skuadër, është një familje dhe tashmë duhet të marrim frutet e lojës së bukur. Kemi ardhur për të fituar”.