E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida me Shqipërinë, Danimarka përgatitet në Greqi

Danimarka do ta pergatise ndeshjen e 1 prillit kunder Shqiperise sipas “manualit te futbollit”: pra duke luajtur me pare nje miqesore me kundershtar nga zona ballkanike.

Per kete arsye, ata do zhvillojne nje ndeshje me fqinjet tane, Greqine.

Lajmi u konfirmua nga federata daneze, qe theksoi se pergatitjet perpara dy sfidave eliminatore te Boterorit 2010, me Malten dhe Shqiperine, do te behen ne miqesoren e 11 shkurtit ne Athine.

 Trajneri i nordikeve, Morten Olsen, e cilesoi Greqine si “kundershtarin perfekt” perpara udhetimit ne La Valeta (me 28 mars) dhe sfides ne Kopenhage, me kuqezinjte e drejtuar nga Ari Han, vetem kater dite me pas.

Ne historine e saj, perfaqesuesja shqiptare ka luajtur pese here kunder Danimarkes, duke regjistruar vetem 1 fitore (viti 1963 ne eliminatoret e Euro ‘64) dhe 4 humbje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›