E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF-ja në alarm për regjistrimet

Njëzet e pesë ditë nga nisja e Kampionatit të 69-të Kombëtar të Futbollit (sezoni 2007-2008), Federata Shqiptare e Futbollit ka venë alarmin për vonesat e regjistrimit të lojtarëve. "FSHF-ja
duke marrë shkas nga vonesat e vëna re për regjistrimin e lojtarëve, dëshiron të rikujtoje drejtuesit e klubeve të futbollit të zbatojnë me përpikmëri rregulloren e federimit te lojtareve brenda afateve kohore te caktuara". Ky ka qenë "telegrami urgjent" që Sektori i Garave u drejtar të gjitha klubeve të elitës së futbollit shqiptar. Por, përpara se të regjistrojnë 25 lojtarët te Sektori i Garave, numër që detyrimisht nuk duhet të kalohet, 6 prej tyre duhet të jenë sipas vendimit të UEFA-s nën moshën 21-vjec, klubet duhet të kalojnë nga "arka" e qeverisë së futbollit shqiptar për të derdhur detyrimet e prapambetura financiare, ato të sezonit 2006-2007 por dhe të sezonit 2007-2008. "Detyrimet duhen të paguhen paraprakisht", - thotë Shefi i Sektorit të Garave, Hito Hitaj. Në fakt, klubet kanë borxhe të mëdha ndaj FSHF-së, të cilat janë disa dhjetra milionë të vjetra dhe kanë të bëjnë me detyrimet e regjistrimit, mospagiminin e kartonëve të verdhë dhe të kuq, ndëshkimet me gjoba. E reja tjetër e regjistrimeve ka të bëjë me lojtarët e huaj, të cilët detyrimisht më parë duhet të sigurojnë lejën e qëndrimit në Shqipëri. Rasti i sezonit të kaluar kur 4 futbollistë të huaj të Apolonisë u larguan me forcë nga forcat e rendit drejt Brazilit pasi nuk kishin lejë qëndrimi u ka dhënë një "mësim" të mirë drejtuesve të FSHF-së. "Lojtaret e huaj të paisen me lejë qëndrimi nga shtetit shqiptar, të kenë lejë kalimi të rregullt nga federatat përkatëse ku kanë luajtur sezonin e fundit, në të kundërt asnjëri prej tyre nuk mund të rregjistrohet". Janë 17 futbollistë të huaj të ardhur këtë sezon (13 të tjerë janë prej kampionatit të kaluar) ndërkohë që janë edhe tre futbollistë shqiptarë që sezonin e kaluar bënin pjesë në klubet e huaja: Indrit Fortuzi (nga Iraklisi, Greqi), Jahmir Hyka (Olimpiakosi, Greqi) dhe Arjan Sheta (Agia Napa, Qipro).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›