E Shtunë, 31 Tetor 2026

Media angleze: "Buffon? Një klloun"

Xhanluixhi Bufon është shndërruar në armikun numër një gazetave angleze. Goditja e tij gjatë daljes nga porta mbi Andi Karol gjatë miqësores me Njukasëllin, të humbur nga Juventusi 2-0, e dëmtoi jo pak sulmuesin e ri. "Më i keqi i të gjithëve" aq sa tabloidi anglez "Daily Mirror" e hapi gazetën duke bërë një lojë fjalësh me emrin e portierit: "Buffon A Bufoon" (Bufoni është një klloun), me një foto nga takimi dhe me diciturën: "A e quani ju këtë një miqësore?", duke stigmatizuar gjestin e portierit bardhezi. I papërmbajtshëm ishte edhe trajneri i Njukasëllit, Sam Allërdis, i cili e përcaktoi ndërhyrjen e numrit një juventin si "një agresion të dhunshëm", duke e krahasuar me të ndërhyrje të tmerrshme, të Harald Shumakerit në dëm të francezit Patrik Batisti gjatë Botërorit të vitit 1982. "Ishtë njëlloj si të shihje skenën e Shumakerit kundër Batistonit, - theksoi trajneri, - djali im ishte shumë, shumë me fat që nuk përfundoi në spital dhe nuk pësoi dëmtime të rënda". Skena ndodhi pak minuta pasi sulmuesi i Njukasëllit shënoi golin e dyfishimit të rezultatit: Bufon doli me gjurin e ngritur lart në kufijtë e zonës për të pritur një top dhe goditi djaloshin Karrol fuqishëm në fytyrë. Sulmuesi mbeti i shtrirë në tokë për disa minuta, pastaj u ringrit për të dalë më pas nga fusha. Trajneri i Njukasëllit reagoi ashpër nga bankina e tij kundër trajnerit më të mirë në botë, duke kërkuar në mënyrë metaforike edhe "kokën e tij". I kundërt ishte reagimi i trajnerit të Juventustit, Klaudio Ranieri, i cili morri në mbrojtje pas ndeshjes portierin e tij. "Bufon është 100 për qind një xhentëlmen, bëhet fjalë vetëm për një incident". "E vërtetë, po shko dhe shpjegojua këtë anglezëve", - shkruan gazeta italiane "Gazzetta dello Sport".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›