E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa, “shumëkombëshja” shqiptare

Me një trajner rumun (Dumitreskun) në krye dhe me një listë të gjërë lojtarësh të huaj, Besa fare mirë i ngjan në letër një skuadre për ta pasur zili. Shumëkombëshe. Gati një Inter në miniaturë, por në versionin shqiptar. "Gjeografia" e Besës përshkuan Kavajën dhe Beratit në Shqipëri, Tetovën dhe Shkupin në Maqedoni, Prishtinën dhe Gjakovën në Kosovë, e deri në skajet afrikane të Nigerisë e Kamerunit, pa harruar Francën e Herbi Fortunatit. Në formacionin e paraqitur nga Besa në ndeshjen e parë me Bezanijën nga 14 lojtarët e aktivizuar (perfshirë dhe tri ndërrimet) vetëm pesë lojtarë ishin shqiptarë dhe ndër ta vetëm një dy lojtarë ishin autoktonë kavajas (Xhihani dhe Kraja). Nëntë lojtarët e tjerë: tre shqiptarë nga Maqedonia (Zendeli, Ramadani e Nuhiu), dy kosovarë (Dragusha dhe Krasniqi), një nigerian (Abdulla Ishaka), një hatian me pasaportë franceze (Fortunat) dhe një kamerunas (Nana) dhe një meksikan (Elokan). Edhe golat e shënuar nga Besa në ndeshjen e parë u përkasin "legjionarëve" me ngjyrë: Ishaka (49') dhe Elokan (90').

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›