Privatizimi i AlbetrolPrifti: Nënshkruamkontratën
TIRANE- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, priti sot në një takim në zyrën e tij përfaqësues të kompanisë Patton Boggs Llp, e cila do të kryejë rolin e konsulentit ndërkombëtar për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol.
Pas takimit me përfaqësuesit e kompanisë Patton Boggs Llp, dhe nënshkrimit te kontratës me kompaninë amerikane nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, agjenci nën varësinë e METE-s, ministri Prifti tha për mediat se, "në kontratë përcaktohet një afat prej gjashtë muajsh, gjatë të cilit kompania Patton Boggs Llp duhet të përfundojë procesin e vlerësimit të kompanisë Albpetrol dhe marrjen e vendimit për mënyrën e privatizimit".
"Sot Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka firmosur kontratën me konsulentin ndërkombëtar për privatizimin e Albpetrol, kompaninë Patton Boggs, kompani studio amerikane, e cila e njeh Shqipërinë dhe ka qenë konsulent ndërkombëtar edhe për privatizimin e kompanisë ARMO", tha Prifti, i cili vlerësoi se "është një kompani me eksperiencë të mjaftueshme për sektorin hidrokarbur, pra të naftës dhe të gazit".
Ministri Prifti bëri të ditur se kontrata parashikon shumë detyrime, por ka një afat, një periudhë gjashtë mujore, kur duhet të përfundojë i gjithë procesi i vlerësimit të kompanisë, marrja e vendimit për mënyrën e privatizimit, cilat asete do të privatizohen dhe në çfarë mënyre do të privatizohen. Pra, kompania do të ketë edhe përgjegjësinë për të ftuar kompani nga e gjithë bota për të marrë pjesë në privatizimin e Albpetrol", u shpreh Prifti.
Kreu i ekonomise tha se "kontrata ka një vlerë prej 25 milion lekësh të reja dhe unë besoj që me këtë hap që kemi bërë sot, me firmosjen e kontratës për konsulentin ndërkombëtar, procesi i privatizimit të Albpetrol po vjen më pranë. Tashmë kemi një afat, për gjashtë muaj duhet të përfundojë puna dhe kompania duhet të dalë në një tender ndërkombëtar për shitje, për privatizim apo për ndonjë formë tjetër koncesionare".
(m.a/ata/BalkanWeb)