E Diel, 1 Nëntor 2026

Leona Levis ndahet nga i dashuri pas dhjetë vitesh lidhje



Një lidhje që zgjati rreth dhjetë vjet, por që më në fund nuk mundi t’i rezistonte kohës. Leona Levis dhe Lou Al-Chamaa janë ndarë për shkak të impenjimeve të shumta të këngëtares dhe tashmë pothuajse nuk shihen më. Të dy njiheshin që kur ishin fëmijë. Duket se raporti klasik mbërriti në fund edhe pse parashikohej që të kurorëzohej me martesë. “Më në fund kuptuan se gjërat nuk po shkonin siç duhej,- ka thënë një mik i çiftit për “Sunday Mirror”. Shpesh Leona ishte në Shtetet e Bashkuara ndërsa Lou në Londër. Ajo kohët e fundit ishte kaq entuziaste për turneun e saj, saqë nuk mundej të gjendej pranë të dashurit. Lajmi u bë publik pas daljes së fundit në O2 Arena në Londër, ku Lou nuk ishte i pranishëm. Ylli i muzikës kuptoi se ky ishte një sinjal i fortë për fundin e dashurisë. Dhe kështu erdhi lamtumira.

22 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›