E Diel, 1 Nëntor 2026

Bonot e Thesaritshtrenjtohen, rritetkësti i kredisë

TIRANE-Shqiptarët që kanë marrë kredi në monedhën vendase, lek, duhet të shqetësohen pas rritjes së djeshme të interesit të bonove njëvjeçare të Thesarit të shtetit. Sipas një norme të vendosur nga të gjitha bankat e nivelit të dytë, këto të fundit e lidhin koston e kredive në lekë me nivelin e interesit të bonos 12-mujore, të emetuar nga qeveria. Kështu, sa më shumë të ulet ky i fundit, aq më të “lehta” do të jenë këstet e një kredie që një subjekt apo një qytetar e ka marrë në lekë. Dhe e kundërta, në rast se interesi rritet, do të shtohen edhe shpenzimet mujore për të shlyer kredinë e marrë.

Gazeta Shqiptare pohon sot se gjatë ditës së djeshme, në sportelin e Bankës së Shqipërisë, që shërben për shitjen e bonove të Ministrisë së Financave, u përforcua një tendencë e ndrojtur e rritjes së interesit të bonove 12-mujore. Dje janë shitur 5.86 miliardë lekë bono me maturim njëvjeçar, interesi mesatar i ponderuar i të cilave ka qenë 7.91 për qind. Më 1 qershor, në ankandin e mëparshëm të bonove me këtë afat maturimi, interesi i tyre ka qenë 7.90 për qind dhe 7.89 për qind ka qenë ai, i regjistruar më 18 maj të po këtij viti. Ky i fundit ka qenë edhe interesi më i ulët, i shënuar pas një kohe të gjatë, me interesa mbi 8 dhe, madje, mbi 9 për qind, që tërhoqën shumë blerës të letrave me vlerë të qeverisë në investim direkt për blerjen e tyre.
Gjatë këtij viti, interesi ka zbritur gradualisht, nga 8.99% më 18 janar, deri në 7.89-ën e majit. Zbritja ka filluar që më 15 tetor të vitit 2009, kur është shënuar edhe niveli më i lartë, prej 9.43 përqindësh.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›