Grupi E, Sllovakisë i rrëshqet fitorja nga duart
Pas një pjese të parë me rrjeta të paprekura, janë sllovakët që kalojnë në avantazh vetëm katër minuta nga fillimi i fraksionit të dytë. Vitek kërceu mbi të gjithë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë duke shfrytëzuar një krosim nga e djathta.
Kur mendohej se sfida do të përfundonte me tripikëshin e Sllovakisë, është Reid që befason, duke barazuar shifrat në minutën e dytë të kohës shtesë. Pas ndeshjeve të para, gjithçka është plotësisht e barabartë në grupin E, ku të gjitha ekipet kanë nga një pikë.