Boterori Gjermania fiton 3-0 ne Kazakistan
Nuk lejoi të papritura në Kazakistan. Gjermania fitoi 3-0 në kualifikueset e Botërorit në Astana duke forcuar vendin e parë në grupin B e duke lënë prapa barazimin 4-4 në shtëpi me Suedinë.
Golat kishin firmat e Bajernit dhe Dortmundit. i pari ishte i Shvajnshtajgerit. i dyti i Mario Gëces dhe i treti u realizua nga Tomas Myler.
Gjermanët kryesojnë me 13 pikë ndaj 8 të Suedisë që barazoi 0-0 në fushën e vet me Irlandën.
Portugalia u trondit në Izrael, madje shpëtoi vetëm në fund. Pavarësisht se kaloi e para në epërsi, ajo u gjend në humbje 1-3 dhe vetëm goli i shënuar nga madrileni Koentrao në sekondat përmbyllëse të ndeshjes i dha barazimin 3-3.
Skuadra e Kristiano Ronaldos do ta ketë më të vështirë kualifikimin, duke qenë 4 pikë pas rusëve që kanë një ndeshje më pak dhe me pikë të barabarta me izraelitët.
Në ndeshjet e tjera, spikat hapi i gabuar i Spanjës që barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Finlandës në grupin I, kryesimi me pikë të plota 15 i Holandës në grupin D pas fitores 3-0 ndaj Estonisë dhe fitorja 3-1 e Bosnjës ndaj Greqisë në grupin G.
Mali i Zi vazhdon të kryesojë grupin H, me suksesin 1-0 në Moldovë, duke lënë në vend të dytë Anglinë.