E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jelko Kacin sqaron shembullin e Tirolit Jugor per Veriun e Kosoves

Eurodeputeti Jelko Kacin ka sqaruar deklaratën e bërë për televizionin ABC NEËS ku duke iu përgjigjur pyetjes për strukturat paralele në veri të Kosovës ai ka përmendur shembullin e Tirolit jugor. Kjo sepse mund të ketë disa elemente te cilet mund të përdoren për Kosovën e veriut. Synimi im, ka vazhduar Kacin nuk ishte për të ndërhyrë në procesin e dialogut që udhëhiqet nga kryeministrat Daçiç e Thaçi, dhe as të parashikoja nje zgjidhje konkrete të marrëveshjes për veriun e Kosovës, e cila besoj se do të arrihet më 2 prill gjatë raundit të 8-të dialogut. Detajet përfundimtare të një marrëveshjeje janë krejtësisht në dorë të Kryeministrave dhe unë do të vazhdoj të inkurajoj ata që të kërkojnë dhe të gjejnë një kompromis në mirëbesim.
Pasi te arrihet marrëveshja, ajo do të kontribuojë ndjeshëm në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Serbisë dhe do te japë një shtysë për procesin e integrimit evropian të Serbisë, Kosovës dhe rajonit në tërësi, perfundon sqarimi i Eurodeputetit Jelko Kacin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›