E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori, Holanda mposht Danimarkën


Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj kombëtares së Danimarkës në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit E të Kupës së Botës që zhvillohet në Afrikën e Jugut.

Pavarësisht se kontrolluan pjesën e parë si me posedim po ashtu edhe me raste, holandezët arritën të shënojnë vetëm në pjesë të dytë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Soccer City në Johannesburg.

Menjëherë pas pauzës, pas një aksioni të ekipit të portokalltë erdhi edhe goli i parë që fakt ishte një autogol i Simon Poulsen.

15 minuta para fundit të ndeshjes, holandezët shënuan edhe golin e dytë, që ishte edhe goli i sigurisë. Pas një loje të mirë të Snejder, Dirk Kuyt u gjend në momentin e duhur para portës së portierit Sorensen, për të vulosur rezultatin.

Në të njëjtin grup me Holandën dhe Danimarkën janë edhe Kameruni dhe Japonia që përballen më vonë gjatë ditës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›