E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njihuni me pilotin e së ardhmes

Quhet Lens Stroll, është kanadez, ashtu si ish-ferraristi Zhill Villnev. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Por e veçanta ka të bëjë me faktin se Lensi është vetëm 11 vjeç (ka lindur në tetor 1998 në Montreal). Ai ka fituar disa çmime në kategoritë e garave kart: “debutuesi i vitit” në 1998-ën, “piloti i vitit” në 2009-ën dhe sipas specialistëve të Ferrarit, është një talent që duhet mbajtur nën vëzhgim.

Përgjegjësi i programit të akademisë së pilotëve të rinj te “Kokëkuqja”, Luka Baldiseri, pohoi: “Jemi të lumtur që e kami Lensin në grupin tonë. është shumë i ri, por në garat kart ka treguar aftësi të mira. Do ta mbajmë nën vëzhgim hap pas hapi në garat e tij në Amerikë dhe shumë shpejt do të punojë me ne në Maranelo”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›