Interi pëlqen Tevezin, Siti Balotelin
Sulmuesi argjentinas pëlqehet nga trajneri Rafa Benitez dhe mund të përfshihet në të gjitha skemat e sulmit (mbi të gjitha, si anësor në sulmin me tre lojtarë). Nëse Karlitos vjen te Interi, atëherë si qendërsulmues do të luajë Samuel Eto, në vend të Diego Militos që e ka mbajtur (jo pa sukses) këtë pozicion gjatë sezonit të kaluar.
Problemi i vetëm mund të jetë që sheikët arabë të cilët kanë në pronësi klubin anglez, të refuzojnë ofertën e zikaltërve. Paratë nuk janë problem për ta, kështu që për të përmbyllur operacionin, mund të kërkojnë një shkëmbim me 19-vjeçarin Mario Baloteli. SuperMario vlerësohet shumë nga Roberto Mançini.