E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuarezma lë Interin, tani është i Beshiktashit

“Makthi” me emrin Inter ka marrë fund për 26-vjeçarin nga Portugalia. Pas dy vitesh plotësisht për t’u harruar, më në fund mesfushori ka vendosur të lërë Milanon dhe të provojë një tjetër ambient. Dje Rikardo Kuarezma ka nënshkruar për Beshiktashin 7.3 milion eurove. Lajmi është konfirmuar nga klubi i premier ligës turke, nëpërmjet një njoftimi në faqen e internetit.

Kuarezma mbërriti në Serinë A nga Porto në verën e vitit 2008 për shumën e 24.6 milion eurove, pasi u kërkua me ngulm nga trajneri Hoze Mourinjo. Megjithatë, përkundër pritshmërive, ai nuk arriti të prshtatet në “San Siro”, duke mos treguar asnjëherë vlerat e veta. Në dy sezone portugezi regjistron 24 ndeshje dhe vetëm një gol.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›