Josip Kuzhe: Meritonim të fitonim Trajneri: Isha mjaft i bindur se do të shënonim në pjesën e dytë golin. Skuadra luajti në mënyrë perfekt në pjesën e dytë

Publikoje ne:
Me barazimin 1-1 kundër Danimarkës, trajneri Kuzhe arriti të “fitojë” pikën e parë si trajneri i dytë i këtyre eliminatoreve të nisura me holandezin Ari Han, e të shkarkuar pikërisht pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë me danezët në Kopenhagen. “Ne mund ta kishim fituar këtë ndeshje, - tha Kuzhe në konferencën e tij për shtyp, - Isha mjaft i bindur se do të shënonim në pjesën e dytë golin. Skuadra luajti në mënyrë perfekt në pjesën e dytë. Skuadra i zbatoi plotësisht këshillat e mia. Një pikë ndaj Danimarkës është pa asnjë dyshim një rezultat i mirë.
Shqipëria me trajnerin Kuzhe në bankinë, në katër ndeshjet e drejtuara prej tij ka shënuar 9 gola, 2 në ndeshje zyrtare (përfshirë edhe humbjen 1-2 me Portugalinë) dhe 7 në ndeshjet miqësore (1 gol Gjeorgjisë, 1-1 dhe 6 gola kundër Qipros në fitoren 6-1). Ndeshja e radhës e Shqipërisë është ajo kundër Suedisë, më 14 tetor në Solna, që mbyll edhe këto eliminatore, fatkeqësisht të mbyllyra në vendin e parafundit, pasi Portugalia e Hungaria janë në kuotën e 13 pikëve, teksa kanë dhe dy ndeshje më shumë se ne.
SHQIPËRIA ME JOSIP KUZHENË
Zyrtare
Shqipëri-Portugali 1-2
Shqipëri-Danimarkë 1-1
Miqësore
Shqipëri-Gjeorgji 1-1
Shqipëri-Qipro 6-1
E Enjte, 10 Shtator 2009