E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamilton-Alonso, "luftë e ftohtë"

Në qendër të sulmit të tij ka qenë “armiku” dhe njëkohësisht akuzuesi kryesor: Fernando Alonso. “Nuk e kuptoj ç’ka me mua. E pashë në monitor që u parakalua nga një Sauber, prandaj duhet të shqetësohet më tepër për rezultatin, sesa për mua”, u shpreh britaniku i Meklarenit.

Veçanërisht, Hamiltonit nuk i pëlqeu fakti që ferraristi foli për “garë të maniluluar” në Valencia. “S’e kuptoj si paskam ndikuar unë kaq shumë në garën e tij. Duhet t’i ketë erdhur keq që u parakalua nga një Sauber (ajo e Kobajashit në xhiron e parafundit g.s), është diçka jashtë botës së tij. Sidoqoftë, secili ka mendimin e vet”, shtoi 25-vjeçari, duke lëshuar fjalë të ëmbla për FIA-n: “Sivjet po bën punë të mirë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›