Kolarov pranë Sitit, Zherrard drejt Realit
Anësori i majtë prej kohësh ka qenë në planet e Realit të Hoze Mourinjos, por sipas tabloidit sportiv britanik “Mail Sport”, spanjollët kanë ofruar 15 milion euro, ndërkohë që kërkesa e Lacios ishte 27 milion. Në këtë pikë ka hyrë në lojë Mançester Siti, që është gati të vërë në pjatë 22 milion euro.
Ndërkohë, Reali i Madridit i ka bërë ofertën e fundit “merre ose lëre” Liverpulit për kapitenin Stivën Zherrard: 25 milion euro. Por kërkesa e drejtuesve të klubit nga “Anfield” synon shumë më lart: 43 milion euro. Ndërkaq, te Liverpuli duan të mbajnë me çdo kusht edhe sulmuesin Fernando Torres, duke vënë një klauzolë prej 75 milion eurosh.