E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne nje dhome me hijen Nga Frrok Cupi

Edhe atehere ishte vere e nxehte, si tani; njezet vjet me pare. Ishte data 2 korrik. Qindra njerez lane shtepite, kush fshehurazi, kush duke u permallur me nenen a me gruan, dhe vershuan brenda ambasadave perendimore. Komunizmi ishte me kembe, madje i egersuar ne kulm. Ne Evropen Lindore kishte dhene shenja te qarta se po binte, por ketu askush nuk donte te dorezohej. Ambasadat e Perendimit, deri ate dite, ishin “toka e mallkuar”, ku nuk kishe te drejte as t’i vezhgoje ne distance. Por, me ne fund u hapen dhe ketu, nisi rrezimi i regjimit komunist. Brenda mureve dhe kangjellave u mblodhen kush e kush. “Kush ma solli operativin prane meje, kete s’e mora vesh”, i shkruante te emes, qe nga Italia, fqinji im punetor ne Uzinen Traktori. (Operativi, quhej njeriu i Sigurimit te Shtetit qe vepronte kunder armikut ne baze). Ne fillim mendova se kishte nje loje mes ambasadave te huaja dhe Sigurimit per te na kapur, por nuk paska qene keshtu. Kur erdha ne Itali, operativi kerkoi pune si ne, edhe ai donte te ikte si ne....”, shkruante djali per nenen.
Paradoksi i hijes eshte realiteti me prezent ne komunizem dhe ne lidhje me komunizmin. Aty ku ishte me i persekutuari, aty shfaqej persekutori; persekutori ben si viktima dhe i persekutuar ngarkohet me faj. Cudira tragjike! Ne nje nga librat e fundit kushtuar asaj epoke me titull “Nga skllaveria ne shkretetire”, eshte zgjedhur ky fakt: Njeriu i dyte qe erdhi ne qeli si “antikomunist”, kishte qene nje komunist i devotshem. Aty gjeti nje tjeter te denuar.
“E di pse me denuan? – i tha i pari. Sepse shava sekretarin e pare te partise ne rajon”.
Ky qe erdhi e veshtroi me dyshim, por i foli sic i flitet mikut te qelise. “Une u denova pse lavderova sekretarin e pare te partise ne rajon”.
Te dy tregonin te verteten.
Kur ne qeli erdhi i treti, pyeti dy te paret pse ishin denuar. “Une jam denuar sepse shava sekretarin e pare, ndersa ky tjetri sepse lavderoi sekretarin e pare te partise. Po ju, pse jeni denuar?”- pyeti njeri prej dy te pareve.
-Une jam vete sekretari i pare i Partise,- tha i ardhuri i trete ne qeli.
Megjithese kane kaluar njezet vjet, paradoksi i “dhomes se perbashket me hijen”, kthehet shpesh here e behet prezent. Prej disa muajsh shoqeria shqiptare eshte perballur me “kthimin e atyre”. Ata ishin anetare te Byrose Politike, kryetar dhe nenkryetar i Internimeve dhe Burgimeve, anetare te Komitetit Qendror dhe te gjyqeve te larta, njerez te rritur ne inkubatorin e Bllokut komunist, etj. Ne nje perpjekje titanike per te marre pushtetin ne menyre revolucionare, keta u perfshine ne nje invazion mbi vlerat e krijuara gjate periudhes se pluralizmit dhe te demokracise, duke i kthyer ne nul. Jo vetem shkelen mbi vlerat, por sulmuan edhe mosvlerat me qellim qe prodhimet e keqija te perdoreshin si “defekte te demokracise”.
“Asgje nuk eshte bere per dy dekada” !- ky ishte postulati i komunizmit te ri qe tentoi te marre pushtetin me force.
Ky ishte rrezimi i pare i Demokracise.
Rrezimi tjeter u projektua ne Parlament. Deputetet e zgjedhur per Partine Socialiste (ish-Komuniste) nuk zune vend nje vit ne sallen e Parlamentit, domethene bene krejtesisht zakonin komunist qe nuk pranon parimin e mazhorances. Pas Parlamentit u goditen gjykatat. “Nuk kemi pune me gjykatat!”, - tha kryetari i PS, nje djalosh i ardhur prej Bllokut komunist.
Pas gjykatave goditja u drejtua nga Evropa Perendimore. Ne fakt “keshtjella”, kryesore qe duhej (!) rrezuar ishte Evropa. Ne vitin 1991, kur studente dhe punetore dolen ne sheshet e vendit per te themeluar sistemin e ri demokratik, dolen me parullat “ Si Evropa”. Edhe ambasadat e para qe u hapen dhe strehuan popull qe kerkonte liri, ishin ambasadat e Perendimit. Perendimi ishte shpallur armiku kryesor i qelizes njerezore, prej komunizmit shqiptar. Principi perendimor eshte kolona kryesore e lirive dhe e te drejtave si dhe e regjimit te ri pas komunizmit; kjo ishte arsyeja pse urrejtja nuk u nderpre. Urrejtja kunder forcave demokratizuese te vendit lidhet ngushte me principin Evrope. Pse u sulmuan aq shume principet dhe institucionet perendimore? Pikerisht per ate arsye. Per ate arsye u shkel me kembe kerkesa principiale e Evropes per mbylljen e bojkotit ndaj parlamentit. U hodh poshte kerkesa per t’i derguar ankesat ne Komisionin “Per demokracite e reja”, ne Venecia. U kundershtua me force verdikti Amerikano-Evropian, per nje “qeveri legjitime ne Shqiperi”, duke kerkuar cdo moment revolucion mbi idene se “qeveria nuk eshte legjitime”. U kundershtua egersisht Organizata e Sigurimit dhe Bashkepunimit Evropian (OSBE). Ne fillim te saj, ne vitin 1979, ajo quhej KSBE; regjimi komunist i Tiranes e sulmoi shume eger duke e quajtur “Keshilli i Mos- Sigurimit te Evropes”.
Komunizmi qe ra ne vitin 1991 ishte fshehur ne hije. Paskemi jetuar ne te njejten hapesire, me te njejten furre buke, ne te njejten pishine, ne te njejtin teater por edhe ne te njejtin “bllok”. Pinjollet e Bllokut komunist ketij viti u shfaqen si kordhetare per pushtet duke manifestuar vetem atesine. Asnje atribut tjeter, vec atributit se “jam i biri i atij” qe ushtroi diktature gjysme shekulli.
Kaq shume guxojne kur dalin nga hija.
Te frikesuar nga fryma e kohes, komunistet primitive terhiqen dhe e kerkojne pushtetin ne tavoline. Pasi kane rrembyer pushtetin pasuror me ane te disa bashkive ne rajone dhe sidomos te Tiranes, keta kerkojne pushtetin teresisht, te humbur ne vitin 1992. Kane shkaktuar krize dhe pas krizes thone “he, zgjidheni tani!”, duke keqperdorur demokracine qe nuk e kane ne natyre. Ne vitin 1992 humben edhe pushtetin politik dhe u fshehen nga frika e dosjeve te terrorit mbi te tjeret, por u ngjallen perseri ne momentin kur pane se pinjollet kishin marre ne dore Partise Komuniste te alternuar ne “Socialiste”.
Nje here ne njezet vjet, sidoqofte, u ndodhkemi ne te njejten dhome me komunizmin, pavaresisht prej perpjekjeve tona titanike qe te shpetojme frymen!
Ndoshta mallkimi i njezet vjeteve eshte shfaqur vetem ketu. Nuk eshte ligesi e natyrshme. Nuk mund te besohet se eshte e natyrshme. Sikur tre te burgosurit e periudhes komuniste (kush shau sekretarin e pare, ai qe e lavderoi dhe i treti qe ishte vete sekretari) te dilnin nga qelia ne drite te diellit, me siguri nuk mund te kthehen me ne pozitat ku ishin me pare, qe njeri te sundoje tjetrin.
Ceshtja eshte sa hije leme per te fshehur gjerat.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›