E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori i Basketbollit, kualifikohen Turqia e Lituania

Skuadra turke rrezikoi të pësojë humbjen e parë në botëror, pasi gjatë tre periodave të para u gjend në disavantazh përballë Porto Rikos. Por falë pikëve të Karem Gonlym përfaqësuesja e Tanjeviçit kaloi përpara në fillimin e periodës së fundit duke mbyllur takimin 79-77 në favorin e vet.

Portorikani Vasallo me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë i takimit, ndërkohë që për turqit më tepër nga të gjithë realizoi Hidayet Turkoglu. Pas katër ndeshjeve të para në grup Turqia gjendet në vendin e parë me pikë të plota (8) dhe pas SHBA-së dhe Lituanisë është skuadra e tretë që nuk e ka provuar shijen e humbjes në kampionatin botëror.

Lituanezët mposhtën Francën në ndeshjen e katërt në grup me rezultatin 69-55 dhe siguruan kalimin në fazën tjetër. Shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Maciulis i Lituanisë me 19 pikë, kurse për francezët ishte Batum me 13. Ndeshjen e fundit në grup Lituania do ta luajë sot përballë Libisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›