E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli/ Osborne paraqet buxhetin e emergjencës në Parlament

Sekretari britanik përgjegjës për financat, kancelari George Osborne i ka paraqituar sot parlamentit buxhetin e emergjencës.
Ai ka bërë të ditura nplanet për reduktimin e defiçitit në financat publike, një hap ky që është ndërmarrë nga një numër qeverish evropiane. Në fjalën e tij Osborne ka theksuar se buxheti i emergjencës është shumë i rëndësishëm për qeverinë britanike duke theksuar se paketa është për rritjen e taksave dhe uljen e shpenzimeve.
Recesioni i ka shkaktuar një dëm të madh financave të qeverive në mbarë botën e zhvilluar.
Kostoja e paketave shpëtuese dhe shpenzimet nga ana e qeverive për të stimuluar rimëkëmbjen ekonomike i kanë shtyrë ato drejt tejkalimit të mundësive financiare.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, faktori kryesor ka qënë rënia e aktivitetit ekonomik që i ka prekur thellë të ardhurat nga taksat.
Në Britani defiçiti këtë vit, sipas parashikimeve të FMN-së, përbën një pjesë më të madhe të të ardhurave në shkallë kombëtare, sesa në çdo vend tjetër të zhvilluar përveç Irlandës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›