Botërori, nga 1930- 2010ngjarja spektakolare
TIRANE- Kupa e Botës është aktualisht evenimenti më i madh futbollistik i botës, i organizuar që nga viti 1930 dhe i pazhvilluar vetëm në vitet e luftës, 1942 e 1946. Brazili është e vetmja skuadër që ka luajtur në çdo kompeticion, duke e fituar 5 herë atë. Ndonëse futbolli lindi në Angli, brazilianët janë ata që e kthyen këtë lojë në një art të vërtetë, duke fituar Botërorin në vitet 1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002. Pas tyre vjen Italia, një skuadër gjithnjë e rrezikshme në kompeticione të mëdha, duke fituar 4 Kupa Bote. Italianët triumfuan dy herë në vitet 1934, 1938, më pas arritën të fitonin në Botërorin spanjoll të vitit 1982 dhe në atë të Gjermanisë 4 vjet më parë. Gjermania është kombëtarja që bashkë me Brazilin ka luajtur më shumë finale, nga 7 të tilla, por e ka fituar Kupën e Botës vetëm 3 herë: më 1954, 1974 dhe 1990. Me një karakter të hekurt, kombëtarja gjermane është një nga skuadrat më të forta në çdo kampionat botëror. Kupa e Botës është fituar dy herë nga Uruguaj, në vitet 1930 dhe 1950, ndërsa po kaq trofe ka edhe Argjentina, e cila e ka ngritur Kupën e Botës më 1978 dhe 1986. Dy skuadrat e tjera që kanë mundur të fitojnë Botërorin janë Anglia më 1966 dhe Franca më 1998. Përsa u përket golshënuesve të Botërorit, braziliani Ronaldo mban vendin e parë, duke realizuar 15 gola, i ndjekur nga Gerd Myler me 14 dhe Zhyst Fonten me 13. Ky i fundit mban rekordin e golave në një Botëror të vetëm, duke i shënuar të 13-të më 1958.
Meksikani Antonio Karbajal dhe gjermani Lotar Mateus janë të vetmit që kanë luajtur në 5 Kupa Bote, ndërsa Mateus është ai që ka luajtur më shumë ndeshje, 25 të tilla. Pele ndërkohë është i vetmi lojtar që ka fituar tre herë Kupën e Botës, ndërsa 20 të tjerë e kanë fituar nga 2 herë.
Sa u përket trajnerëve, Mario Zagallo i Brazilit dhe Franc Bekenbauer i Gjermanisë, janë të vemit që e kanë fituar Botërorin si lojtarë dhe trajnerë. Po ashtu, të gjithë trajnerët që kanë fituar Kupën e Botës kanë lindur në vendet e skuadrave që drejtonin.
(BalkanWeb)