Botërori, rregullat në zonën e tifozëve

Organizatorët e Kupës së Botër janë në përgatitjet e fundit të Fan Zonës, ku do të qëndrojnë tifozët për gjatë gjithë kohëzgjatjen e turneut dhe ku një birrë do të kushtojë 12 stërlina e pica 8 paund, vetëm një trekëndësh i saj. Aty do të qëndrojnë rreth 40,000 tifozë në ditë. Brenda mega fan zonës do të ketë argëtime të ndryshme, si lojëra mini-futbolli, kafene, bare dhe muzeu i FIFA-s, ku është vendosur edhe trofeu i Kupës së Botës për të gjithë kohëzgjatjen e turneut.
Aty do të shërbehet birrë pa alkool çdo ditë me çmimin 6,91 stërlina për gjysmë litri, me një shishe ujë që kushton 2,30 stërlina. Do të ketë zona të caktuara për pije, duke përfshirë zonat përpara ekraneve masive të cilat do të shfaqin katër ndeshje në ditë. Do të ketë gjithashtu koncerte çdo mbrëmje, gjatë kohës së pushimit nga ndeshja në ndeshje, me artistë vendas dhe ndërkombëtarë.
Eshtë kërkuar mirëkuptimi për tifozët, të cilët duhet të pinë alkool në masën e duhur, për shkak të nxehtësisë ekstreme që shkon deri 31 gradë në Katar. Organizatorët thonë se duke u bazuar në ligjet vendore dhe temperaturat e larta, u vendos që përdorimi i pijeve alkoolike të jetë vetëm në mbrëmje.