E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Maxhoranca përdor dy standarde

Maxhoranca përdor 2 standarde si në seancë ashtu dhe në komisione. Kjo është akuza e deputetëve të opozitës, të cilët klimën e konfliktualitetit që ka shoqëruar shqyrtimin e të gjithë projektligjeve e fundit, e gjejnë tek mungesa e seriozitetit të PD-së. Vasilika hysi, në një intervistë për Alsat shprehet se situata nuk është normale.

"Ne nuk mund të jemi garniturë. Pra, meqënëse maxhoranca ka shumicën e votave ne do të pranojmë gjithmonë, dhe të bëhemi disfatistë se ne nuk fitojmë asnjëherë në të drejtën tonë. Ajo që është shumë e rëndësishme është që maxhoranca duhet të heqë nga mendja njëherë e përgjithmonë që opozitën nuk mund ta përdorë si justifikim që ajo ka ardhur në Parlament dhe cdo gjë është normale. Sepse jeta parlamentare dhe debati parlamentar funksionon sipas standardeve demokratike atëherë kur mendimet e opozitës merren në konsideratë dhe nuk hidhen poshtë me forcën e kartonit", tha Vasilika Hysi, deputete e PS.

Për deputeten socialiste marrëdhënia e kushtëzuar me Kuvendin, nuk do të thotë bojkot. "Ne përgatitemi seriozisht, se po të kishte bojkot, mund të rrinim të bënim sehir dhe të lexonim procesverbalet e mbledhjes, sic lexojnë një pjesë e kolegëve të mi të opozitës, ose merren me mesazhe me celular në kohën që diskutohen ligje të rëndësishme ", vijon Hysi.

Mbledhjet e fundit të komisioneve por dhe seancat planare janë shoqëruar me diskutime të forta mes maxhorancës dhe opozitës, por asnjëherë me kartonat jeshilë të kësaj të fundit.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›