E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërorit 2014, FIFA kritika të forta Brazilit

BRAZIL- FIFA ka kërcënuar Brazilin që të nisë sa më shpejt nga puna për ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturën për Botërorin e vitit 2014. Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s Zherom Valke ka ironizuar brazilianët, duke thënë se ndoshta ata po presin Karnavalet e radhës për të nisur nga puna, në një kohë që e kanë marrë të drejtën e organizimit që në vitin 2007. Fjalët e tij duket se kanë ndikuar jo pak te pala braziliane, pasi ministri Orlando Silva u shpreh se Brazili do të nisë menjëherë nga punimet. “E kam thënë shpesh se për ne është ndezur drita e verdhë, kështu që duhet të nxitojmë për t’i bërë gati stadiumet në kohë”, u shpreh ministri. Fifa do të bëjë një vizitë më 20 maj në Brazil, ku do të shohë se çfarë hapash janë ndërmarrë. Në fakt, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s pati shumë mosbesim kur ia akordoi të drejtën e organizimit të Botërorit Brazilit, një vend me shumë arritje në futboll, por me një infrastrukturë të dobët dhe probleme të mëdha me krimin.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›