Fitcxherlad: KFOR-i mbështet rendin dhe ligjin në Kosovë
PRISHTINE- Forca shumëkombëshe e NATO-s në Kosovë mbështet të gjitha përpjekjet për vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit, tha të mërkurën në Prishtinë, Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate të Komandës në Napoli, admirali Mark Fitcxherald. Këto komente, zyrtari i lartë i NATO-s i bëri pas takimit që zhvilloi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler. Admirali Fitcxherald tha se luftimi i krimit dhe korrupsionit është përgjegjësi e EULEX-it dhe policisë së Kosovës, por nëse kërkohet ndihma e KFOR-it, kjo ndihmë nuk do të mungojë.
“Ne e mbështesim sundimin e ligjit dhe se ne jemi këtu që të ndihmojmë si forca e tretë reaguese për ruajtjen e sigurisë sa herë që na kërkohet”, tha admirali Ficxherald. Në vazhdim ai është shprehur mjaft i shqetësuar me disa zhvillime dhe incidente në zonën midis kufirit Kosovë – Maqedoni, pas paraqitjes së disa personave të armatosur.
Si zakonisht, një çështje tjetër që diskutohet në këto takime është edhe ngritja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si një forcë që është vënë nën mandatin e NATO-s. Bentler tha se disa shkarkime të zyrtarëve të FSK-së janë bërë dhe do të bëhen në kuadër të një procesi mjaft të paanshëm dhe objektiv të verifikimit të së kaluarës dhe kualifikimeve të pjesëtarëve të kësaj Force.
(m.a/BalkanWeb)