E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botimet e reja në libraritë e Tiranës, dominon romanca

Vera i gjen vitrinat e librit me romane me subjekte rozë. Në libraritë e kryqytetit, botimet e reja janë kryesisht me përmbajtje psikologjike dhe romancë që lexuesit mund ti kenë ato me vetë gjatë pushimit. Shkrimtarja e njohur An Pacet vjen për admiruesit e letrave me romanin "Bel Canto", botim me nota të thella lirike. Nga kritika letrare amerikane, ky roman është konsideruar si një nga himnet e pasionit të dashurisë që sjellet nëpërmjet personazheve në këtë vepër.
Një ndër alerativat për lexuesit përgjatë pushimve është romani "Muzeu i Pajafësisë", i shkrimtarit të njohur Orahn Pamuk. Hsitoria që rrëfen Pamuk në këtë vepër është ajo e dashurisë midis dy të rinjve të pasur të cilët ndahen për shkak të zgjedhjeve që bëjnë në jetë. Romanca e dashurisë zë fill në vitin 1975 për tu trajtuar në vazhdimësi kur personazhet maturohen. Ky roman është vlerësuar me të njëjta notat nga kritikët si vepra "Lolita", "Ema Bovari" dhe "Ana Karenina".
"Burrat që duam" mban autorësinë e Willi Pasini. Në një trajtesë të gjërë psikologjike, autori i ofron lexuesve një udhëtim në universin mashkullor. Pasini tregon për botën e meshkujve, ndjesinë, përceptimet dhe raportin mes tyre, miqve dhe të dashurave.
Shkrimtari Hoze Saramango sjell botimin e tij "Tjetri si unë". Lexuesit nëpërmjet subjektit do të nisin një udhëtim imagjinar drejt personave të ngjashëm. Ajo çka tenton autori është cmitizimi i miteve dhe trajtimi i tyre në realitetin e kohës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›