Botimi i korpusit te At Zef Valentinit projekti me i rendesishem albanologjik i MTKRS-se per 2010-n
Te nderuar pjesemarres shkrimtare dhe studiues se vepres se At Zef Valentinit
Ndihem i nderuar qe gjendem sot ketu ne kete ceremoni promovuese per te kurorezuar se bashku perfundimin me sukses te nje prej projekteve me te rendesishme te Ministrise qe une sherbej ne dobi te vleresimit dhe njohjes ne permasat e duhura te vepres se nje prej personaliteteve me te medhenj te kultures se shkruar shqipe. Botimi per here te pare ne gjuhen shqipe te nje korpusi prej 11 veprash te panjohura me pare ne kulturen shqiptare te Valentinit eshte dhe mbetet nje nder objektivat paresore te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve i cili ka te bej me zbardhjen e nje sere veprave dhe dokumenteve me rendesi sa i perket historise dhe mendimit intelektual shqiptar. Eumlshte pikerisht nje trashegimi e tille albanologjike e cila na jep mundesine te njihemi nga afer me ato vepra qe shoqerise sone i japin identitet dhe dallueshmeri nga kombet dhe kulturat e tjera.
Ne kete kontekst nuk mund te flasesh per lartesimin e kultures shqiptare keto 20 vjet pa u ndalur ne nismen per botimin e vepres se At Zef Valentinit. Dhe kjo fale permases dhe rezonances se jashtezakonshme te vepres se tij pothuajse ne te gjitha fushat e albanologjise dhe kultures shqiptare.
Perkushtimi i At Zef Valentinit nuk u perqendrua vetem ne fushen e kerkimit shkencor dhe editorise ne dobi te kultures dhe identitetit europian te shqiptareve por ai ne vecanti kontribuoi edhe ne ngritjen dhe sensibilizimin e vazhdueshmen te institucioneve te kerkimit shkencor per historine e Shqiperise dhe shqiptareve.
Ai eshte i njohur boterisht si nje nga studiuesit me te shquar te historise se heroit tone kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeut dhe te ligjeve zakonore shqiptare me studime te tilla si E drejta e komunitetit ne traditen juridike shqiptare 1956 Ligji i maleve shqiptare 1880-1932 1969. Te drejtat e Shqiperise etnike etj dhe per studimet e akteve dhe teksteve te vjetra shqiptaro-juridike ne disa vellime. Ne vitin 1955 ai behet titullar i Katedres se gjuhes shqipe ne Universitetin e Palermos dhe po aty themelon dhe drejton Qendren nderkombetare te studimeve shqiptare.
Ai eshte i njohur dhe i vleresuar ne lartesine e duhur edhe ne rrethet akademike europiane dhe boterore dhe te gjitha veprat e tij kane patur nje bord botimi me mbi 10 akademi ose institucione shkencore boterore. Shkrimtari dhe intelektuali i shquar Ernest Koliqi eshte shprehur ne vitin 1970 per Valentinin me keto fjale Ai eshte sot albanologu me i madh i gjalle. Por historia e Shqiperise do ta kujtoj mbi te gjitha si shkencetarin qe i dashunuem me objektin e studimeve te veta Shqipenine me nje perkushtim te hapun ndaj rreziqeve e kerkoi dhe e gjeti ate nder arkiva dhe biblioteka ne kujtesen e ne jeten e popullit ne manifestet e lashtesise se tij fisnike te asaj fisnikerie qe sic thot Valentini e ban te denje popullin shqiptar per me pas nje ven me virtutet e tij te vecanta etnike ne gjinin e kombeve europiane.
Jo me kot me 25 prill te vitit 1968 me rastin e festimit te 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbeut Papa Pauli VI ne Rome nder te tjera foli edhe per At Zef Valentinin duke thene Shqiptare Duajeni At Zef Valentinin se ai iu dashuron me zemer. Cmojeni se ai punon pa prere per te njohur perpara botes vlerat tuaja shpirterore dhe artistike. Ai eshte juaji sepse i ka vene ceshtjes suaj mendjen dhe zemren e vet.
Per te gjitha keto arsye projekti i botimit te veprave te Valentinit i nisur nga Shtepia Botuese PLEJAD qe para 10 vjetesh dhe duke e zgjeruar bashkepunimin ne kete drejtim tashme edhe me Shtepine Botuese 55 na shfaqet sot si projekti me i madh i albanologjise dhe kultures shqiptare.
Me perurimin e ketij korpusi te madh veprash ne para se gjithash vleresojme dhe nderojme historine traditat zakonore dhe juridike shqiptare vlerat tona intelektuale humane dhe shpirterore te cilat na shfaqen sot jo vetem si dokument por edhe si realitet i se kaluares dhe i vazhdimesise sone europiane.
Fjala e mbajtur dje nga ministri i Kultures ne ceremonine e promovimit te 11 veprave te reja te At Zef Valentinit botime te shtepive botuese Plejad dhe 55