Fakti/Nata e bardhe e Edi Rames shnderrohet ne nate te pergjakur
Nata e bardhe e ashtuquajtur keshtu nga kryebashkiaku i Tiranes Edvin Rama edhe kete vit tregoi se dergjeve neper rruget e kryeqytetit e njerezve qe konsumojne alkool apo lende narkotike nuk mund ti mungonin edhe viktimat e sherreve banale.
Nderkohe qe me 29 nentor Edi Rama u rizgjua nga koma politike ku kishte rene dhe na u shfaq me nje fytyre tjeter ate te provokimit te grindjeve banale nepermjet nxitjes se turmave per te pushtuar rruget e kryeqytetit.
Gjate nje vezhgimi te bere neper rruget e Tiranes naten e 29 nentorit vije re se cdo rruge ishte e bllokuar blloqe te medha ishin vendosur ne uren e bllokut bulevardi Deshmoret e Kombit ishte i bllokuar dhe smund te kalonte asnje automjet linja e urbaneve serish ishte e bllokuar si pasoje e kryebashkiakut i cili mori masa per te organizuar te gjithe kete katrahure e cila nuk i solli asgje te mire qytetareve te Tiranes pervecse i shtoi atyre vuajtjet dhe shqetesimet.
Bllokimi i rrugeve ishte gjeja me e vogel.
Mjaft ngjarje kriminale jane shenuar naten e bardhe ne kryeqytet e cila me te drejte mund te quhet edhe nate e pergjakur. Kete emertim kjo nate e meriton per shkak te fakteve qe tregojne se kete nate kane ndodhur shume ngjarje kriminale ku nuk mungonin abuzimet e te rinjve me duhanin alkoolin drogen te rinj qe degradojne deri ne vrasje per motive banale.
Ngjarjet e renda qe kane ndodhur kete nate kane qene plot 5 te tilla nga te cilat 1 person ka mbetur i vdekur ndersa 4 te tjere jane plagosur rende. Sipas policise te gjitha ngjarjet kane ndodhur per motive banale keto te shkaktuara dhe nga konsumimi i tepruar alkoolit. Gjate oreve te vona te nates se bardhe Specialistet e Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit realizuan arrestimin ne flagrance te shtetasit Sinan Sherif Proda 45 vjec banues ne Tirane.
Arrestimi i tij u krye sepse me 29 nentor rreth ores 17.00 ne rrugen Medar Shtylla ne Tirane dyshohet se per motive te dobeta ka goditur disa here me thike ne pjese te ndryshme te trupit shtetasin Dritan Hamit Selimi 38 vjec me banim ne Tirane i cili u dergua menjehere ne Spitalin Ushtarak ne Tirane ku si pasoje e plageve te shumta ka gjetur vdekjen. Fillimisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti te castit midis autorit dhe viktimes ku dhe vete autori i ngjarjes ka demtime me sende te forta ne pjese te trupit ku eshte derguar per mjekim ne Spitalin Ushtarak Tirane.
Nga sherbimet e parandalimit dhe te hetimit te krimit te komisariatit te Policise Nr. 2 Tirane fale nje pune te shpejte hetimore bene te mundur kapjen dhe me pas arrestimin ne flagrance te shtetasit Juxhin Artan Nikolla 28 vjec lindur e banues ne Tirane. Arrestimi i tij u krye sepse mbreme rreth ores 24.00 ne rrugen Ismail Qemali ne Tirane dyshohet se pas nje konflikti per motive te dobeta ne gjendje te dehur midis autorit dhe te demtuarit ka plagosur me arme te ftohte me thike 16-vjecarin Preng Lisi i cili eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak Tirane tha zedhenesja e policise Alma Katragjini. Ngjarje te tjera te renda jane shenuar dhe ne oret e para te mengjesit ku si pasoje e grindjeve jane plagosur dhe 4 adoleshente te tjere te cilet ndodhen jashte rrezikut per jeten. Kjo eshte e gjithe pasqyra e kesaj dite e kesaj nate e piketuar si Nata e Bardhe nga kryebashkiaku yne Edi Rama rrjedhoje e se ciles ishte kthimi i saj ne nje nate tragjike me vrasje e dhune kudo. E cmund te presim tjeter nga organizimet e kryebashkiakut Rama.
Pikerisht kete injekton kryebashkiaku i Tiranes dhe njekohesisht lideri i opozites Edvin Rama te te rinjte e kryeqytetit.
Elda Tomani