E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botohen për herë të parë fotot e ekzekutimit në kufirin e 1990-ës

Për herë të parë, në ekspozitën kushtuar viktimave të komunizmit, nga arkivi i Ministrisë së Brendshme janë nxjerrë fotot e të rinjve të ekzekutuar në kufirin shqiptar më 1990. Foto të llahtarshme ekzekutimesh të atyre që u nxitën të braktisnin Shqipërinë me ndryshimin e ligjit për kalimet e paligjshme të kufirit. Bazuar në ligjin nr. 7380 të vitit 1990, ndryshuar nga Ramiz Alia, dënohej vetëm me 5 vjet burg heqje lirie, por në realitet e vërteta ishte krejt ndryshe: shqiptarët vriteshin përgjatë gjithë kufirit, në përpjekje për t‘u larguar nga vendi.

Fjalët e fundit të Havzi Nelës

Procesverbal

I mbajtur sot, më datën 10 gusht 1988, mbi ekzekutimin e vendimit të dënimit me vdekje, me varje në litar të të dënuarit Havzi Nela. Pasi ju komunikua nga prokurori i rrethit se do të ekzekutohet vendimi, ju kërkua të thoshte fjalën e fundit.

I dënuari në fjalën e fundit tha: "I keq kam qenë dhe kështu po shkoj. Të këqijat e mia i mora me vete. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, të mos merren nëpër këmbë. Kam 910 (nëntëqindedhjetë) lekë dhe kërkoj që këto t‘u jepen të afërmve të mij (nanës)".

Pastaj u bë ekzekutimi. Disa minuta pas ekzekutimit u kontrollua nga mjeku, i cili deklaroi se i dënuari kish vdekur.

Ekzekutimi u bë në orën 03:30 të datës së mësipërme, te sheshi i agjencisë së udhëtarëve në Kukës.

Kukës, më 10.8.1988

Dënimi i vdekjes së

Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës

Urdhëroj

Të dënuarit Genc Bardho (Feim) Leko dhe Vilson Sami Blloshmi të ekzekutohen me vdekje (pushkatim), në vendin e caktuar, në datën 17-7-1977, ora 24:00.

Për ekzekutimin e tyre caktoj Degën e Punëve të Brendshme, Librazhd.

Para se të ekzekutohen, do të njoftohen të dënuarit se kërkesat e tyre për faljen e jetës janë refuzuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Mbas ekzekutimit, i ngarkuari me këtë punë duhet të bëjë procesverbalin e ekzekutimit të vendimit që mban dhe fjalën e fundit të të ekzekutuarve, i cili i dërgohet Drejtorisë së Hetuesisë.

1

Musine Kokalari, në hetuesi

2

Selman Riza, në hetuesi

3

Në kopertinën e këtij fjalori frëngjisht-shqip, ish i burgosuri politik, z.Pjetër Arbnori, fshihte dorëshkrimet e veprave të tij letrare

-Gjyqi i grupit çam, 1961

-Pantallona të Gjon Vatnikaj (Tunxhi). Këto pantallona janë të arnuara me fije flokësh të nënës së tij, Mrika Tunxhi, gjatë kohës së internimit

Shenim: Fotot mund t‘i shikoni ne PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›