Karnavalet e Rio de Zhaneiros
Në Brazilia sapo është zhvilluar edicioni i tretë i "National Underwear Day", ditës ndërkombëtare kushtuar veshjeve intime. Në këtë paradë të zhvilluar nëpër rrugët e qytetit kanë sfiluar modele e modelë gjysmë të zhveshur. Ideja ka lindur në vitin 2003 në Nju Jork nga shtëpia e veshjeve intime "Freshpair". Që prej 2003-shit e deri më sot zhvillohet një lloj sfilate "e lirë" (pa rroba, vetëm me veshje intime). Marka e veshjeve intime "Made in Brasil", "Finissimo" ka organizuar nëpër rrugët e qytetit një paradë me mbathje, reçipeta, tanga dhe boksera seksi. Sigurisht që për kalimtarët kjo ka qenë një provë e vërtetë rezistence ndaj tundimit.
Gjithsesi, kjo sfilatë nuk është asgjë para festës tradicionale të tundimit, karnavaleve braziliane, shfaqja më popullore dhe domethënëse e artit e kulturës, si dhe festa më e famshme e Brazilit. Padyshim që më të njohurat janë karnavalet e Rio de Zhaneiros me sfilatat e tij të organizuara në "Sambódromo", rrugën ku sfilojnë shkollat më të mira të sambas në vend, të cilat çdo vit ofrojnë një spektakël madhështor.
Shkollat e sambas janë organizata të mëdha dhe të pasura, të cilat punojnë gjatë gjithë vitit për përgatitjet e karnavaleve. Paradat zgjasin katër net dhe janë pjesë e një konkursi zyrtar të ndarë në 7 divizione. Në fund të natës së katërt një prej shkollave shpallet fituese e vitit.
Parada e karnavaleve ka nisur dje në orën 13.00. Gjatë ceremonisë së hapjes, kryetari i bashkisë kurorëzoi mbretin e karnavaleve dhe i dha çelësat e qytetit. Në sfilatën e parë kanë qenë protagonistë nxënësit e shkollave të vallëzimit. Sot, festa do të fillojë në orën 09.30 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në mbrëmje, ku do të zhvillohet balloja magjike në hotelin "Kopakabana". Paradat e shkollave të sambas fillojnë sot në mbrëmje dhe do të mbarojnë të martën më 24 shkurt, kur të përfundojnë të gjitha festimet, së bashku me ndarjet e çmimeve. E fundit që do të sfilojë, do të jetë Banda e Ipanemas.
Karnavalet e Rio de Zhaneiros janë spektakli më i madh i tokës dhe ky nuk është një ekzagjerim. Kush ka pasur shansin të marrë pjesë në këtë festë madhështore, është dakord me shprehjen "spektakli më i madh i tokës". Turistët vijnë nga çdo cep i botës për të shijuar karnavalet e Rios. Fillimisht kjo festë ishte shumë e ngjashme me ato evropiane, por me kalimin e kohës ajo ka marrë elemente tipike të kulturave afrikane dhe të indianëve të Amerikës. Në fund të shekullit XIX, në Rio de Zhaneiro filluan të shfaqeshin grupet e para që këndonin dhe vallëzonin nëpër rrugë. Më pas, prej tyre u frymëzuan grupe të tjera njerëzish të që jetonin në lagje të veçanta të qytetit, të cilët sfilonin me tambure dhe balerina të veshura me kostume e bluza posaçërisht për karnavalet. Sot ka më shumë se 100 grupe me zakone dhe tradita të ndryshme që sfilojnë në karnavalet e Rios. Çdo njëri prej tyre ka një vend dhe një rrugë për të festuar. Për grupet e mëdha bllokohet edhe trafiku. Grupet luajnë vazhdimisht muzikë gjatë festimeve, duke u bazuar te pjesët klasike të sambas, ose në muzikat e vjetra të karnavaleve të quajtura "Marchinhas de carnava".