E Diel, 1 Nëntor 2026

Botohet Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe

Vepra është prezantuar në Akademinë e Shkencave, pas promovimit që iu bë pak ditë më parë në Elbasan. Fjalori prej 925 faqesh sjell rreth 75 mijë fjalë, 40 mijë më tepër se botimi i mëparshëm.

Ky botim sjell arritjet në tri fusha: gramatikore, fonetike dhe drejtshkrimore, ndërkohë që pasqyron edhe arritjet për njësimin e normës së gjuhës standarde shqipe që nga viti 1972 e deri në ditët e sotme.

Ky Fjalor Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe vjen 35 vjet pas variantit të parë, botuar në Tiranë në vitin 1976.
/Start/

                                                                                             2011-06-27 16:49
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›