Vollak: Shkëmbim eksperiecash në sektorin e trashëgimisë

Hartimi i ligjit për trashëgiminë kulturore, ka qënë suksesi në funksion 3 vjeçar të Agjensisë së Sherbimit Arkiologjik. Në një takim të organizuar nga Ministria e Kulturës u diskutua për funksionin që ka Keshilli Europian i Arkiologjise dhe bashkëpunimin që ka me Agjensinë e Sherbimit Arkiologjik.
Ndërkohë, Presidentja e Keshillit Europian te Arkeologjisë Katalin Vollak, vlerësoi bukuritë arkeologjike që ka vendi jonë dhe theksoi se do të shkëmbehen eksperienca në sektorin e ruajtjes së objekteve të trashëgimsë dhe arkeologjisë.
Agjencia e Shërbimit Arkeologjik është krijuar tre vite më parë dhe është i vetmi autoritet i cili kontrollon gërmimet arkeologjike në territorin shqiptar.
Ndërkohë mesohet nga organizatorët se edhe mbledhja kryesore që do të zhvillohet në vitin 2013, do të mbahet ne Shqipëri. Mbledhja e Bordit të Agjensise se Sherbimit Arkiologjik në Tiranë, është një tregues i vlerësimit që ky organizëm europian i bën institucioneve shqiptare dhe arritjeve ne fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kombëtare si pjesë integrale e trashëgimisë europiane.