E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi viziton ekspoziten fotografike te artistit britanik Martin Par

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona Mekiluam dhe anëtarë të Kabinetit, vizitoi sot ekspozitën fotografike të njërës prej figurave më të rëndësishme të fotografisë bashkëkohore, njëkohësisht gazetarit dhe piktorit britanik, Martin Par, të çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë në bashkëpunim me Këshillin Britanik.

Pas pritjes në mjediset e Galerisë nga Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, zoti Rubens Shima, Kreu i Shtetit u njoh nga afër me punimet origjinale të fotografit britanik, duke shprehur vlerësime të larta për talentin e spikatur dhe për kontributin e veçantë në pasqyrimin artistik dhe dokumentimin e jetës shqiptare të fillim viteve ’90-të, pikërisht në kapërcyellin e ndërrimit të sistemeve, si dhe në evidentimin e ndryshimeve të mëdha që pësoi Shqipëria në atë periudhë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›