E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Krasniqi takoi finalistin e “Kroacia kërkon yllin”

Nga Express më 27 qershor 2011 në ora 15:33

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi e ka pritur kosovarin Mark Markun, i cili ka zënë vendin e tretë në spektaklin televiziv “Kroacia kërkon yllin”, në Kroaci.

Edhe pse zuri vendin e tretë, Marku kishte një mbështetje të madhe nga audienca.

Në këtë takim, ministri Krasniqi e ka përgëzuar Markun për suksesin e arritur dhe vullnetin që ka për zhvillim të talentit.

Ministri po ashtu e vlerësoi shumë faktin që Marku në çdo moment ka përmendur vendlindjen e tij dhe e ka thënë në çdo rast se ai përfaqëson shtetin e Kosovës.

Nga ana e tij, Mark Marku falënderoi shumë ministrin për interesimin që ka treguar dhe që vazhdimisht e ka kontaktuar para dhe pas çdo gare.

Në këtë takim e pranishme ishte edhe Ivana Nobilo Cetinski, presidente e agjencisë “Nobilo&Cetinski”, që tash e tutje e ka në menaxhim karrierën e Markut.

Zonja Ivana Nobilo Cetinski njoftoi ministrin për planet që kanë për të ardhmen rreth karrierës së kosovarit Mark Marku.

Nw kwtw rast, ministri Memli Krasniqi konfirmoi mbështetjen e plotë për talentët kosovarë si në muzikë po ashtu edhe në fusha tjera.

Dihet se djaloshi Mark Marku është i lindur dhe rritur në Prizren. Para tetë muajve ai kishte shkuar në Kroaci për të vazhduar shkollimin për violinë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›