E Shtunë, 31 Tetor 2026

'Dy dyzina me trëndafila’ në teatrin e Metropolit

TIRANË- Një tjetër komedi do të shfaqet për publikun në Teatrin e Metropolit, kësaj here e autorit italian Aldo de Benedeti, nën konceptin e regjisores Keltjeta Shehu.

"Dy dyzina me trëndafila të kuqërremtë" titullohet komedia, që do të interpretohet nga aktorët e rinj Xheni Halluli, Florian Agalliu, Bes Bitraku dhe Flonja Kaba në datat 29 dhe 30 qershor.

Shfaqja sjell një komedi familjare që flet për çiftin Verani, Alberton një inxhinier të suksesshëm, i martuar me Marinën një grua të bukur.

Ata kanë vite martesë dhe duke mos patur fëmijë lidhja e tyre është bërë monotone. Marina kërkon të shkojë në një udhëtim, ndërsa Alberto, duke përfituar nga një gabim telefonik, kërkon një aventurë duke dërguar dy dyzinë me trëndafila të kuqërremtë një zonje.

Gabimisht lulet bien në duart e Marinës, e cila entuziasmohet dhe anullon udhëtimin dhe kështu nis një aventurë që sjell situata komike pafund.

‘Dy dyzina me trëndafila të kuqërremtë’vjen në Teatrin e Metropolit për dy netë, pasi është shfaqur në datat 23 dhe 24 qershor për publikun e Vlorës.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›