Botohet e plote vepra e Bilal Xhaferrit
Pervjetori
Nje dite letrare kushtuar Bilal Xhaferrit. Keshtu eshte quajtur veprimtaria qe do te organizohet sot paradite ne sallen Tefta Tashko te Ministrise se Kultures. Veprimtaria e cila organizohet me rastin e 75-vjetorit te lindjes se shkrimtarit nga MTKRS-ja dhe Fakulteti i Historise dhe i Filologjise do te permbaje ne vetvete nje sesion shkencor mbi vepren letrare te ketij autori e cila botohet e plote me financimin e MTKRS-se me rastin e ketij pervjetori. Nderkaq po sot ne MTKRS do te organizohet promovimi i librit Personalitete elitare te artit shqiptar veper e publicistit dhe kritikut te artit Baxhul Merkaj. Libri botohet nga shtepia botuese Filara nen kujdesin e Ministrise se Kultures.