Momente makthi per Sozen por pa pasoja
Momente makthi jane perjetuar nga te pranishmit ne stadiumin Skenderbeu te Korces gjate ndeshjes me Teuten. Rreth minutes se 70 argjentinasi i Skenderbeut Rafael Soza ka shfaqur probleme shendetesore dhe ka rene pa ndjenja ne fushe. Eumlshte dashur nderhyrja e menjehershme e te dy stafeve mjekesore te skuadrave per te shmangur te paprituren me te keqe. Gjendja e tij ka qene kritike per disa minuta dhe autoambulanca ka hyre ne fushe per ta transportuar menjehere ne spitalin e Korces. Gjate ndeshjes Soza mori nje goditje me berryl nga shoku i skuadres Jolic. Nga te dhenat e fundit mesohet se ai eshte derguar per te marre ndihmen e pare mjekesore drejt Spitalit te Tiranes ku do ti nenshtrohet analizave me te specializuara. Soza pretendon se vuan nga ftohja. Tashme gjendja e tij shendetesore eshte drejt permiresimit.