E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Shtohen te varfrit ne qytete, pakesohen ne fshatra Eglantina Nasi



“Si pasoje e krizes globale financiare dhe situates se pergjithshme makro-ekonomike lidhur me normat e uleta te rritjes qe nga viti 2008, varferia ne Shqiperi eshte rritur”. Ky eshte konstatimi me i fundit i bere nga ekspertet e Institutit te Statistikave, ne kuadrin e publikimit te Anketes se nivelit te jeteses per vitin 2012. Duke saktesuar se tashme varferia ne vend nuk eshte me nje term rural, por edhe urban. Qe do te thote ne terma konkrete se te varfrit po shtohen shume ne qytete, ndersa po pakesohen ata ne fshatra. “Popullsia urbane ne varferi eshte rritur me rreth +37%. Ndersa shkalla e varferise ne zonat rurale, eshte rritur nga +14.6% ne vitin 2008 dhe +15.3% ne vitin 2012”, citojne me tej ekspertet e INSTAT-it. Duke analizuar lidhur me kete dukuri se “kjo mund te kete ardhur si pasoje e perpjekjeve me te perqendruara drejt zhvillimit rural, nderkohe qe levizjet e popullsise mund te kene vazhduar nga zonat rurale ne zonat urbane dhe pasojat e krizes kane ndikuar kryesisht ne keto te fundit”. Per te shtuar me tej edhe faktin se varferia duket te kete nje perhapje me te gjere gjeografike ne vend se ne vitin 2008 dhe nuk eshte me e perqendruar ne zonat malore rurale. Dhe duke e analizuar kete perhapje te saj sipas qarqeve, sipas INSTAT-it, rezulton se Qarku i Elbasanit dhe ai i Gjirokastres kane edhe shkallen me te ulet te varferise (+10.7%), ndersa Qarku i Kukes ka shkallen me te larte te saj (+21.8%). Cka do te thote ne terma praktike se ne dy qarqet e pare ka me pak persona qe jetojne ne nivelin e varferise, ndersa ne te dytin, jane me pak te tille. “Pervec kesaj, qarqe te tjera te tilla si Berat, Diber, Korce dhe Vlore kane norma te uleta te varferise ne krahasim me mesataren e vendit. Kurse qarqe te tjera si Lezha dhe Shkodra kane nivele me te larta te varferise, perkatesisht +17.5% dhe +15.7%. Nga ana e tij, Qarku i Tiranes, ka nje norme te varferise shume afer mesatares se vendit, +14.2%. Dhe qarqe te tjera si Durresi dhe Fieri kane norma me te larta te varferise ne krahasim me mesataren, perkatesisht +16.2% ne te parin dhe +17.5% ne te dytin”, referojne gjithashtu ekspertet e INSTAT-it. Per te perfunduar me konkludimin zyrtar te faktit se varferia nuk eshte me vetem nje ceshtje rurale dhe se ka pasur nje zhvendosje te saj nga zonat rurale ne zonat urbane, ku kjo e fundit ka pasur nje rritje te madhe te shkalles se varferise.

ZONAT

“Ndryshimet ne normat e varferise midis rajoneve, jane rritur ne krahasim me vitin 2008, me perjashtim te zonave malore. Ku ne keto zona, varferia eshte ulur nga niveli prej +26.6% ne vitin 2008 dhe +15.3% ne vitin 2012. Ulje kjo qe mund te jete si pasoje e levizjeve te popullsise nga zonat malore drejt rajoneve te tjera. Rrjedhimisht, rajonet e tjera mund te ndajne barren e ketyre levizjeve, gje qe mund te jete nder arsyet qe sjellin si pasoje nje rritje ne pergjithesi te varferise”.

KRAHASIMI

Ne 2012-en, 28.896 me shume te varfer sesa ne vitin 2008

Ne rang vendi, gjate vitit te kaluar, personat e varfer numeroheshin te ishin 28.896 me shume sesa kater vjet me pare, kur u publikua edhe Anketa e Nivelit te Jeteses.

“Pjesa e popullsise, per te cilen konsumi mujor per fryme eshte nen 4.891 leke u rrit nga niveli prej +12.4% ne 2008 ne +14.3% ne vitin 2012. Kjo nenkupton se 28.896 persona i jane shtuar 373 137 te varferve qe numeroheshin ne vitin 2008”, saktesojne ekspertet e INSTAT-it lidhur me nje dukuri te tille. Ku ne persona te varfer, ata fusin pikerisht ata qe kane nje nivel konsumi mujor jo me te larte se 4.891 leke. “Kriza globale duke perfshire dhe vendet fqinje si Greqia e Italia, ku niveli i emigranteve shqiptare eshte me i madh mendohet se ka ndikuar kryesisht ne uljen e transfertave (remitancat) te tyre drejt familjeve ne Shqiperi, fenomen i cili prej vitesh ka qene nje zbutes i nivelit te varferise ne vendin tone”, argumentojne me tej ekspertet e Institutit te Statistikave, teksa kane marre persiper te japin jo vetem te dhenat e rritjes se varferise, por edhe shkaqet e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›