Botuesit-Berishës: Pasuro bibliotekat shkollore

Kryetari i Shoqatës së Botuesve "Alenca për Librin, Ndriçim Kulla, me anë të një letre dërguar kryeministrit Sali Berisha kërkon, të rishikohet edhe një herë vendimi i Këshillit të Ministrave, për pasurimin dhe krijimin e biblotekave shkollore. Një VKM e datës 22 korrik, shpreh hapur se, nuk do të pranohen më tenderat për investime publike pas datës 3.08.2009. E ndërsa zoti Kulla, pretendon se kopetencën kryesore për të rregulluar marrëdhëniet në VKM, e lartpërmëndur e ka drejtëpërdrejtë kryeministri. Duke qënë edhe vetë mik I librit, ai pohon se, kjo duhet të shihet me kopetencë nga ana e zotit Berisha. Ndërkohë detajet e letrës janë më shumë orientuese.