Michelle Obama, e para Zonjë e parë me pantallona të shkurtra
Dhe ja ku jemi sërish. Një skandal godet Shtëpinë e Bardhë. Sa e veshur është ajo realisht? Kështu nis përshkimi i disa mediave të huaja lidhur me prezantimin më të fundit të zonjës së parë të Amerikës, e më konkretisht për veshjen e saj. Disa muaj më parë për të u tha se nuk ishte veshur siç duhet, pasi ishte me krahë të zhveshura , ndërsa tani Michell, zonja e parë, nxjerr në pah këmbët e saj të gjata duke krijuar një tjetër skandal, sipas shtypit të huaj. Këtë herë zonja Obama nga avioni presidencial Air Force One ka zbritur e veshur me pantallona të shkurtëra. Dhe është 'Huffington Post, që pasi ka guxuar të bëjë një krahasim me stilin e Laura Bush apo Patricia Nixon (duke mos dashur të vërë në siklet Jacky Kennedy), ka lancuar edhe një sondazh të shpejtë për t'u kërkuar lexuesve apo përdoruesve të internetit nëse ""Michelle Obama ka të drejtë të tregojë e të nxjerrë në pah këmbët apo jo si zonjë e parë e Amerikës?". E veshur si një turiste e thjeshtë gjatë vizitës së saj së bashku me familjen në kanionin e madh në Arizona, madje edhe me atlete, Michelle është kthyer në Phoenix me pantallona të shkurtëra ngjyrë blu, me kapele sportive, me kanatiere dhe sipër saj një këmishe të zbërthyer. "A është ndoshta zonja e parë që zbret nga Air Force One e veshur kështu", pyet Huffington Post . Nuk ka dyshim se zonja Obama ka këmbë fantastike, por a mendoni se është e përshtatshme që zonja e parë t'i ekspozojë ato?