E Shtunë, 31 Tetor 2026

80 vjet nga themelimi i Radiologjisë shqiptare

19/08/2009  Durrësi dhe durrsakët nuk e harrojnë birin e tyre, ISMAIL TARTARI

Ka kaluar rreth një shekull kur në mbarë botën shkencore u zbuluan nga shkencëtari i shquar gjerman Ëilhelm RONTGEN, rrezet X (RONTGEN) që i shërbyen dhe i shërbejnë shkencës së mjekësisë dhe mbarë njerëzimit në diagnostikimin dhe zbulimin e shumë sëmundjeve. Kaluan më tepër se 25 vjet kur edhe në vendin tonë për herë të parë këto rreze u futën dhe u përdorën nga mjeku durrsak Ismail Tartari, i cili u lind dhe u rrit në Durrës duke marrë një edukatë qytetare nga vetë familja që ai rridhte. Duhet të cilësoj se gjyshi i tij dhe i ati janë ndër partitë e parë, krahas shumë njerëzve të shquar durrsake, që vendosën e pritën Ismail Qemalin dhe ngritën flamurin në Durrës me gjithë luftën e madhe të armiqve të popullit shqiptar etj… Vetë prindërit dhe të afërmit e tij, sidomos familja Myshketa ku ndër to u dallua intelektuali i shquar Juristi Hysen Myshketa, u munduan ta edukojne dhe ta shkollojnë Ismailin për mjekësi. Sepse vetë Durrësi dhe durrsakët kishin nevojë për mjekë, nga vetë pozicioni gjeografik ku sëmundja bazë ishte Malarja si në shumë zona të tjera të vendit tonë. Ai fitoi një bursë në shkollën e mesme në Shën Miter Të CORONES në Kalabri ku e mbaroi shkëlqyshëm sa që vetë shkolla e rekomandoi atë që më 1914, me ardhjen e princ Ëidit ndër të tjerët duhet të përshëndeste edhe i riu I. Tartari në emër të të rinjve të shkolluar durrsakë. Ishin përsëri këta intelektualë durrsakë që e nisën djalin e tyre në Romë në Itali ku filloi Fakultetin e mjekësisë, të cilën e mbaroi shkëlqyshëm dhe më 1926 u kthye në atdhe dhe u vendos në qytetin e tij të lindjes në Durrës, dhe më datë 8.08.1926, me kërkesën e bashkisë së Durrësit u emërua nga drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë Profesori i shquar Rifat Frashëri, mjek i Bashkësisë së Durrësit. Si një mjek i ri ai ishte shumë entuziast në punën e tij. Fllimisht u mor me organizimin e punës në bashkinë e qytetit, për kanalizimet e ujrave, për ujin e pijshëm, për luftën kundër mushkonjave që për vite të tëra po shkatërronin shpretkat e njerëzve nga malarja, duke shkuar dhe punuar në zonat dhe fshatrat përrreth. Ai dha një shembull të mirë dhe për këtë arsye iu akordua bursa për specializimin në lëndën e Radiologjisë në Universitetin e Romës pranë Profesorit të shquar Italian në specialitetin e radiologjise A. BUSSI. Ky i fundit ishte shumë entuziast për ineresin e mjekut shqiptar që e kishte mbaruar Universitetin me medalje ari së bashku me një shqiptar tjetër Anton Ashtën. Për këtë arsye ai e ndihmoi pa u kursyer dr.Tartarin.

që edhe gjatë kohës si në jetën studenteske por edhe tani si një radiolog i ri nuk ngeli asnjë herë pa marrë pjesë në jetën shkencore të specialitetit të radiologjisë duke studiuar sëbashku me profesorin e tij disa të dhëna radiologjike në anomalitë e kockave tubulare. Edhe pas disa viteve bashkëpunëtorët e tij si teknikët e fillimit të radiollogjisë shqiptare si Anton Mima, Faslli Imami, Sulë Iljazi, Mato Mati, Thimi.Teta etj. flisnin me shumë respekt për këtë pioner të radiologjisë shqiptare. Madje Sulo Iljazi gjithmonë u thoshte më të rijve se Dr. Tartari është i pa arritshëm në interpretimin e radiografive të kockave. Po ashtu edhe tekniku i vjetër Faslli Imami, i cili punoi shumë kohë me të, e respektonte shumë dhe e vlerësonte sidomos për diagnostikimin e saktë në sëmundjet e stomakut: më vonë shpesh edhe radiologu i shquar Petrit Selenica e vlerësonte shumë mjeshtrin e radiologjisë për dignostikimin e shumë sëmundjeve të stomakut. Respekt të madh për të kishin të gjithë mjekët e vjetër si dr. Osmani, dr.Shiroka, dr. Laboviti, dr.Treska,. dr. Angjeli, dr.Theodhosi, dr.Jorgoni, dr. S.Tefiku, dr. A.Mihali., dr. B.Zyma., dr. H.Sulcebeg, dr. K.Kristidhi, dr. K.Kërçiku, dr. Sh.Ndroqi, dr. S.Imami, dr. P.Leka, dr. F.Hoxha si dhe shumë mjekë të tjerë, si vendas ashtu edhe të huaj që filluan të punojnë në Shqipëri si Quastler, Shlezniger, Lehman dhe i njohuri L.Kalmar, me të cilin dr. Tartari kishte një miqësi të ngushtë. Dr. Ismail Tartari ishte ndër të parët që ngriti zërin pë ndërtimin e një spitali modern në Tiranë, së bashku me dr.R.Frashërin, dr. Osman Jonuzin, dr. S.Tefikun si dhe intelektualët e shquar tiranas si Av. Ali Begeja etj që bënë të mundur që ky spital të ndërtohej dhe të ishte më moderni në Ballkan dhe për të cilin nderi më i madh, më 1 shtator 1932, në përurimin e tij fjala përshëndetëse në emër të drejtorit të Spitalit dhe njëkohësisht të drejtorit të Përgjithëm të Shëndetësisë, të kirurgut tonë të shquar (themeluesit të kirurgjisë shqiptare) Dr. Osman Jonuzit (Gjirokastra), i takoi Ismail Tartarit, që njëkohësisht u emërua si Drejtor i Institutit të Rontgendiagnostikës. Edhe sot mjekët e shquar që e zhvilluan dhe po e zhvillojnë atë krahas vendeve të ndryshme evropiane flasin me respekt për këtë mjek të madh të vendit tonë, si dr. L.Gjoncaj, dr.Ruli, dr. S. Konini, dr. P.Selenica, dr. E.Kongoli, dr. A.Alliu, dr. K.Moisiu, dr. M. Cara, dr. H.Karaj, dr. K,Preza, dr. T.Hysa dr., M.Cela, dr. E.Enesi, dr. Ali Sula, dr. S. Bekteshi etj duke kujtuar shpesh fjalët e Tartarit: Pa zhillim të radiollogjisë në Shqipëri nuk ka zhvillim të shkencave të mjekësisë… Menjëherë pas çlirimit të vendit menjëherë me propozimin e dr. Emil Qirkos (N/drejtor i Spitalit Ushtarak), dr. I. Dervishit, dr. M. Shtyllës dhe dr. H.Dibrës, mjekë shumë të vjetër me eksperiencë, u thirrën dhe filluan punën në Spitalin Ushtarak ku siç dihet ishin së bashku me I.Tartarin edhe J.Theodhosi, Th..Papavrami, Sh.Ndroqi, S.Imami, R.Kokona, N.Shehu, dr. Mokini, J.Koliqi, Xh. Asllani etj. Punoi pa u lodhur, pa u mbrojtur nga rrezatimi, duke depistuar të gjithë zonat kufitare të vendit, duke bërë rreth 70 mijë radioskopi (vitet1945-48), si ushtarëve të rij ashtu dhe popullit të zonave, duke fituar respektin kudo që punonte. Kujtime të mira për të ka edhe radiologu i shquar Dr.Lavdim Gjoncaj që ndër të tjera thotë: … duke punuar pa u lodhur deri në moshën 68 vjeçare në një rrezatim të pandërprerë, në kushte jo shumë të mira, me devocion e dashuri për specialitetin dhe popullin është kthyer « Në një simbol të radiologjisë mjekësore në Shqipëri… »

Gjithashtu ai ka dhënë një kontribut të madh edhe në kirurgji e urollogji ku për herë të parë para 70 vjetëve ka bërë për herë të parë radiografinë së bashku me teknikun Anton Mima, për aparatin urinar. Duhet përmendur edhe skopia e parë që i ka bërë mbretit Zog, i cili edhe pas shumë vjetësh fliste për emocionet që kishte ndjerë në ato momente. Ai fliste për punën shumë delikate që kishte mjeku prandaj ai gjithmon duhej respektuar dhe ne shqiptarët duhet të kemi respekt për mjekët tanë…

Pra dr.Ismail Tartari gëzonte një popullaritet të madh jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin dhe kjo ishte rrjedhojë e punës së madhe përkushtuese në fushën e radiologjisë. Në punën e tij spikaste në radhë të parë ndjenja njerëzore nga edukata prej një familje me tradita qytetare atdhetare durrsake, sepse përpara aparatit të radioskopisë të gjithë ishin të barabartë, qofshin këta fshatarë, punëtorë, intelektuale, apo qeveritarë, se kështu respektonte Betimin e Hipokratit.. Pra ky trajtim që u bënte dr.Tartari pacientëve, i kishte dhuruar atij popullaritetin që nuk e kishte kushdo.

Punoi shumë dhe në disa sisteme qeverisjeje në vendin tonë dhe për mendimin tim nuk i është dhënë vendi në vlerësimin e figurës së tij dhe ka ardhur koha që vetë Bashkia e Durrësit të vlerësojë edhe qytetarët Durrsakë që punan pa u lodhur, jashtë politikës ku për të ishte një ideal ti shërbente popullit, prandaj i bëj thirrje organeve përkatëse, shoqatës së Durrësit etj, që të vlerësojnë jo vetëm njerëz të epokës së 50 viteve të fundit por edhe më parë për të vënë në vendin e duhur figurat e bijëve durrsakë sepse Ismail Tartari dhe shumë të tjerë durrsake e meritojnë plotësisht vendin e nderit për qytetin si dhe rruga pranë shtëpisë ku ai lindi 105 vjet më parë duhet të marrë patjetër emrin e tij. Historia është shumë kokëfortë dhe flitet me fakte; duhen vlerësuar pra familjet e vjetra qytetare për të shmangur shumë abuzime në këtë drejtim… Si përfundim, menjëherë pas vdekjes se dr. Tartarit në 1968 familja e tij ia dhuroi bibliotekën dhe aparatin e skopisë spitalit ushtarak. Duhet të theksoj që një gjë të tillë kanë bërë edhe disa familje të disa mjekëve të shquar si ato të dr. S. Velos, dr. A.Skendulit, dr.Nazmi Shehut etj. gjë që flet për një ndjenjë atdhetare intelektuale të tyre.

Është nga të parët që më 1931 është dekoruar nga mbreti i Italisë me dekoratën e lartë të Cavalierit për shërbime mjekësore në dobi të njerëzimit.

Kujtimi i Dr. I. Tartarit duhet të mbetet një shembull përkushtimi ndaj detyrës dhe popullit për brezin e ri të mjekësisë shqiptare.

Dr. Prof. Flamur Tartari

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›