Konfirmohen zyrtarisht 16 të prekur
19/08/2009 Gripi i Derrave, pohohet se disa nga rastet kanë shfaqur simptoma të rënda të sëmundjes
Gurp-mosha më e prekur është 25-30 vjeç që është edhe mosha më aktive
Autoritet shëndetësore në vendin tonë kanë konfirmuar zyrtarisht rreth 16 pacientë të prekur nga virusi i gripit të derrave. Së fundmi, analizat e nxjerra nga laboratorët e referencës kanë treguar se dhe katër pacientë të tjerë rezultojnë të jenë mbartës të këtij virusi. Sipas epidemiologëve pranë Institutit të Shëndetit Publik, thuhet se disa nga pacientët e infektuar janë shoqëruar me pasoja të rënda shëndetësore, por fatmirësisht deri më tani asnjëri prej tyre nuk është shoqëruar me pasoja fatale për jetën. Megjithatë, sipas tyre, frika shtohet edhe më tej pasi ardhja e stinës së vjeshtës, ku dhe temperaturat pësojnë zbritje pritet të sjellë një rritje të fluksit të përhapjes së virusit. Kjo veçanërisht duke iu referuar faktit që shumë prej pacientëve e kanë marrë virusin brenda vendit, çka do të thotë se ai qarkullon në popullatë duke rritur mundësinë e përhapjes.
Përhapja
Sipas përfaqësuesit të departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Dritan Uliqnaku, të katër pacientët e rinj të prekur nga ky virus janë banorë të kryeqytetit, teksa vetëm dy prej tyre e kanë marrë virusin jashtë vendit, ndërsa tek të tjerët është konfirmuar qarkullimi brenda vendit. “Ne gjithmonë presim uljen e temperaturave dhe presim një shtim të numrit të rasteve në muajt në vijim. Për këtë po japim këshilla për të instruktuar opinionin publik dhe mjekët në radhë të parë që të tregojnë kujdesin e duhur kundrejt çdo situate problematike që mund të shfaqet. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara shkon në 16. Gurp-mosha më e prekur është 25-30 vjeç që është edhe mosha më aktive dhe më e prekura në të gjithë botën”, ka pohuar Ulqinaku.
Vaksina
Ndonëse nga burimet zyrtare të dikastereve tona shëndetësore, është pohuar se kanë filluar negociatat për sigurimin e një kontingjenti të caktuar të vaksinave, ende nuk ka asnjë konfirmim nëse këto të fundit do të sillen në kohën e duhur. Aktualisht është përgatitur një plan emergjence, sipas të cilit janë përcaktuar kategoritë më të rriskuara që do të përfitojnë të parat vaksinimin. Fillimisht vaksina do të jepet për kategori të tilla si gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, kardiovaskulare, diabet etj, punonjës të shëndetësisë, si dhe ata që të administratës që janë në lëvizje dhe fëmijët e vegjël. Në fazën e parë mendohet të vaksinohen gjithsej rreth 300 mijë persona për të cilët kërkohet një fond prej 3 milionë dollarë dhe nga këto janë siguruar vetëm 400 mijë dollarë nga një projekt i bankës botërore.